16:11 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kina hap gjykatën e dytë të internetit

Me 800 milionë përdorues, Kina është një fuqi e madhe në Internet. Por është edhe problem për të kontrolluar këtë numër kaq të madh, transmeton Indeksonline.

Pra për t’u përballur me problemet e internetit, Kina ka vendosur që të hap edhe një gjykatë tjetër të specializuar për fushën e internetit.

Kjo gjykatë është e hapur në Pekin dhe është quajtur “Gjykata e Internetit në Pekin”. Gjykata kineze ka treguar se rritja e rasteve të problemeve në internet ka shtyrë që të hapet edhe një gjykatë tjetër e specializuar për këtë punë.

Kjo gjykatë do të jetë e hapur 24 orë dhe do të jenë 38 gjykatës./Indeksonline/