15:23 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aktakuzë për vjedhjen e 2000 eurove në objektin e komunës

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër A.B., për veprën penale “Vjedhje”, nga neni 325, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., më datën 13 nëntor të vitit 2018, rreth orës 10:30, në objektin e Kuvendit Komunal të Pejës, pasi sigurohet se e zyrtarja/e dëmtuara L.P. nuk gjendet në zyre, i njëjti futet brenda dhe nga çanta e saj, nxjerrë kuletën dhe merr shumën prej 2000 (dymijë) euro, ku më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.