19:59 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kjo shenjë e horoskopit rrezikon të mbetet vetëm, është shumë e ashpër me të tjerët

Kjo shenjë e horoskopit ka kritere shumë të ashpra, të cilat fatkeqësisht e bëjnë që shpesh të mbetet vetëm. Bëhet fjalë për femrat Bricjap.

Qëndrimi i saj ndaj jetës është realist, ajo do stabilitetin dhe vlerëson vetëm njerëzit që kanë vlera të caktuara, në pajtim me bindjet e tyre. Gruaja Bricjap nuk ka dëshirë që ta humbasë kohën për gjëra të parëndësishme për të. Ajo urren ëndërrimtarët dhe bisedat që bazohen në imagjinatë.

Ajo është organizatore e mirë. Në punë, ashtu si edhe në jetë, ajo nuk pëlqen që të tërheqë vëmendjen e njerëzve tjerë në ndonjë mënyrë. Është diskrete dhe vlerëson punën.

Ajo vendos që të jetojë e tërhequr, e shpeshherë përfundon edhe e vetme. Nuk mund të themi se është shumë optimiste, derisa jetën e merr si diçka tejet serioze.