08:27 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja daneze do të ndeshet me Francën në grupet e Kupës së Botës

Age Hareide, trajner i kombëtares së Danimarkës është treguar ironik në lidhje me sjelljen e yllit të Manchester United dhe kombëtares së Francës, Paul Pogba, në lidhej me stilet e ndryshme të flokëve që bënë ai.

Më pas Hareide nuk është ndalur por ka deklaruar se Franca nuk është në toplistën e më të mirave në botë dhe se nuk janë aspak të veçantë.

“Pogba luajti kundër Manchester City me flokë të lyera kaltër e bardhë. Mbase do t’i lyejë kuq e bardhë për të luajtur kundër nesh. Vetëm për flokët mendon ai”, ka thënë Hareide.

Ndonëse “Les Bleus”, shihet si një prej favoritëve për të triumfuar në Rusi këtë vit, Hareide nuk ka të njëjtin mendim.

“Ekipet e renditura në krye të ranglistës botërore janë më të mirat në botë, ama kjo s’vlen për Francën. Ata nuk janë në nivelet më të larta”, ka theksuar ai.