11:28 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Punë të Jashtme tërhiqet për të miratuar projektligjin e ndryshuar

Shefi i Grupit Parlamentar Avdullah Hoti e ka lexuar tekstin e projektligjit me ndryshime

Sipas Hotit është mirë që është arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe koalicionit qeveritar për ta përkrahur këtë projektligj.

Në Projektligjin me ndryshime është përfshirë marrëveshja e gushtit në vitin 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshja e dy presidentëve Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe raporti i Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi që ka karakter orientues.

Komisioni për Punë të Jashtme është tërhequr për ta shqyrtuar projektligjin me ndryshime ku pas një pauze të sillet në seancë.