11:06 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Komisionit të FSK-së nuk i kanë arritur projektligjet për ushtrinë

Tri Projektligjet për transformimin e ushtrisë në Forcë të Sigurisë së Kosovës nuk kanë ardhur ende në Komision për mbikëqyrjen e FSK-së.

Këtë gjë e bëri të ditur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili tha se këto tri projektligje duhet të vinë edhe në komision.

“Prej majit i kemi në agjendë të Komisionit mirëpo ende nuk na kanë ardhur ato tri projektligje, nëse vijnë kemi shumë punë për të bërë”, tha Selimi.

Edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri tha se duhet gjithsesi që projektligjet për FSK-në të vijnë në Komision.

Ndërsa kryetari i Komisionit për FSK-në, Haxhi Shala tha se këto ligje pasi që kanë kaluar në Qeveri shumë shpejt do të vijnë edhe në Komision, mirëpo nuk dha një datë se kur pritet që të ndodh një gjë e tillë.