16:52 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018

Kompania prestigjioze në koleksionin e saj përfshin edhe hixhabin (Foto)

Ditën e martë, kompania Macy njoftoi se në koleksionin e fundi të saj, ajo do të përfshijë edhe Hixhabin, veshje, pantallona dhe gjëra të tjera për femra të mbuluara.

Një hapë i tillë shënon një hap të rëndësishëm në fushën e modës, ku pritet që hixhabi të jetë një “aksesor” shumë i dashur për femra.

“Ky koleksion është më shumë se një markë e veshjeve” tha Lisa Vogl, dizenjatorëja.

“Është një platformë për një bashkësi të grave që shprehin identitetin e tyre personal dhe përqafojnë modën, atë që i bënë të ndihen brenda dhe jashtë të sigurt” përfundoi ajo.

Këto artikuj variojnë në çmim prej 13 dollar deri në 85 dollar./Indeksonline/

Temat: