20:41 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Kosova me Shqipërinë pa dogana, vetëm kur të bëhen anëtare të BE-së

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin është shprehur ideve apo projekteve për një kufi pa dogana mes Shqipërisë dhe Kosovës para anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri e dha këtë mesazh nga pika kufitare e Morinit, ku inspektoi ecurinë e punimeve për doganën e përbashkët, se Shqipëria dhe Kosova do të jenë pa dogana vetëm kur të jenë anëtare të BE-së.

Projekti i BE-së për modernizmin e pikës kufitare Morinë – Vërmicë është drejt përfundimit. Dogana e përbashkët do të lehtësojë lëvizjen nga të dy krahët, jetën e përditshme të banorëve të zonës dhe do të ndihmojë në mbështetjen e investimeve të reja.

Ndërsa në lidhje me hapajen e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, Vlautin u shpreh se në prill do nisë vlerësimi nga shtetet anetare të BE e që do përmbyllet me nje raport në qershor duke shpresuar që do të jetë nje raport pozitiv.