21:11 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kosova, tri humbje dhe eliminim

 

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 është eliminuar nga faza parakualifikuese e Kampionatit Evropian, shkruan zeri.info.

Kosovarët e rinj të hënën e kanë pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në këtë fazë, duke u mposhtur nga Hungaria me rezultat 1:3.

Golin e vetëm për ekipin e Besnik Kollarit e ka shënuar Florian Hysenaj, kurse për hungarezët dy herë shënoi Toth Gabor dhe një herë Scala.

Kosova U-17 kishte humbur paraprakisht edhe nga Holanda e Uellsi. /Zëri/