16:47 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Krasniqi-deputetëve: Mendoni për qytetarin e shtetin, jo për politika ditore (Video)

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën për demarkacionit ka thënë se pas tri viteve diskutim, kjo marrëveshje më në fund do të mund të votohet.

Krasniqi i ka bërë thirrje kolegëve deputet që të votojnë këtë marrëveshje e cila i jep liri lëvizjes së qytetarëve në zonën Shengen.

Krasniqi ka bërë të ditur se PDK është pro kësaj marrëveshje dhe do të votoj në mënyrë unanime.

Fjalimi i tij:

Çështja që sot po e shqyrtojmë është një temë që në 3 vitet e fundit është diskutuar mjaftë shumë.

Kemi parë edhe skena që nuk kanë taku sjelljes parlamentare e një shtetit të ri që ballafaqohet me probleme, e cila ka ardh për shkak të kundërshtimeve për këtë çështje.

Sot pas 3 viteve, kemi një letër të nënshkruar nga dy presidente, ku në mënyrë zyrtare merret përsipër që të rishqyrtohet dhe korigjohet kjo marrëveshje nëse ka fakte.

Ne sot jemi mbledhur këtu për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe për të liruar Kosovën, që është shëndrru në traumë kolektive dhe që i ka  pamundësuar qytetarëve lëvizjen e lirë, duke i lënë njerëzit sikur vrimën e fundit të zezë që nuk mund të lëvizë në zonën Shengen,

Kërkojmë nga të gjithë deputet t’i kenë parasysh interesat e qytetarit, interesat e shtetit e jo politikave ditore.

Ne emër të grupit parlamentar të PDK, ne unanimisht do të votojmë për miratimin kësaj marrëveshje dhe ftojmë të gjithë të bëjnë të njëjtë./Indeksonline/