10:44 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Deputetja e LVV-së i ‘mallkon’ kolegët që e votuan demarkacionin, flet për vizat!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku e ka quajtur Qeverinë Haradinaj si qeveri servile e të padijshme, pas konfirmimit nga komisoneri Johannes Hahn se nuk do të ketë liberalizim të vizave këtë vit.

Ajo ka kujtuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku ishte votuar demarkacioni.

“Është dashtë të vije z. Hahn në Kosovë e ta kuptojnë qeveritarët tanë se s’ka liberalizim. Më kujtohet si sot data 21.03.2018 kur u votua demarkacioni me Malin e Zi, me qindra qytetarë na shkruajten nëpër rrjete sociale për ta votuar, sepse i kishin gënjyer me liberalizimin e vizave”.

“Pat edhe aso që shanin, ofendonin, kërcënimi i tyre ishe se do të ndëshkojmë me votë. Përgjigjja jonë ishte më mirë të na ndëshkoni me votë se sa të na ndëshkoj historia”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ka shkruar se 80 deputetë votuan me dorën e tyre që t’ua falin 8200 hektarë tokë, ndërsa ka shtuar se liberalizimi i vizave vështirë se do të ndodh edhe në vitin 2020.

“Pra 80 deputet që e votuan demarkacionin, e me dorën e vet ia falën 8200 ha do t’i ndëshkojë historia por edhe vota. Me këtë qeveri servile e të padijshme, e me këta njerëz lakmitar zor se do të ketë liberalizim edhe në 2020- ën