07:16 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kuvendi sot i angazhuar, mbahen 3 mbledhje të Komisionit

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen tre mbledhje të Komisionit.

Sipas njoftimit të tyre, sot pritet të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, duke filluar nga ora 11:00.

Në të njëjtën kohë do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Ndërsa, nga ora 13:00 pritet të mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor./Indeksonline/