14:19 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ky është deputeti i LDK-së që së bashku me gruan takuan Papën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni sëbashku me bashkëshorten e tij  patën rastin që para dy ditë të takohen me Papa Françeskun.

Quni këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”.

“Çdo takim, bisedë dhe shtrëngim dore me Papa Françeskun, është rikonfirmim dhe motivim shtesë i vazhdimit të lutjeve dhe punës për paqe dhe dashuri. Momente nga takimi në Audiencë Private me Shenjtërinë e Tij Papa Françesku”, ka shkruar ai në “Facebook”.