09:13 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lajm i keq për nxënësit që u përjashtuan nga testi ditën e parë

Komisioni Shtetëror i Maturës përmes një kumtese për media, ka njoftuar se nxënësit që u përjashtuan nga testi në ditën e parë nuk u lejohet të hyjnë në ditën e dytë të Testit të Maturës.

Ky vendim i komisionit bazohet në vendimin e datës 5 maj të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

KSHM po ashtu bënë të ditur se, ndaj personave që nuk e përfillin këtë vendim do të merren masa.

 

Temat: