16:08 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

MASHT merr vendim për datat e provimit të Maturës Shtetërore në afatin e dytë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri  Bytyqi ka marr  vendim për datat e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2018 në afatin e dytë.

Sipas këtij vendimi, maturantët e mbetur për afatin e dytë të Maturës, do t’i nënshtrohen provimit më datë 28 gusht 2018 (pjesa e parë) dhe më 1 shtator 2018 (pjesa e dytë), transmeton Indeksonline.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë pas sugjerimeve nga Komisioni Shtetëror i Maturës lidhur me dinamikën e planifikuar të organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore./Indeksonline/