10:53 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lampard e nis aventurën e re me fitore

Frank Lampard ka debutuar me fitore si trajner i Derby County.

Ish-lojtari i shumë skuadrave e ka nisur aventurën e tij si trajner i klubit nga Anglia, shkruan IndeksOnline.

Ai në ndeshjen e djeshme para-sezonale, fitoi 4 me 1 ndaj Notts County.

Golat në këtë takim i shënuan: Thomas (2), Bennet dhe Huddelstone. Të vetmin për Notts, e shënoi Hemmings.

Kjo ishte ndeshja e parë e Lampard si një trajner e që doli të jetë e suksesshme.

Miqësoren e radhës Derby e zhvillon më 18 korrik ndaj Mansfield./IndeksOnline/