12:11 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Limaj takon ish kryeministrin kroat, ja çka biseduan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci.

Numri dy i qeverisë së Kosovës, një ditë më parë ka marrë pjesë në Konferencën e mbajtur në Zagreb ku temë ishte “Përvoja e Shteteve të Ballkanit në zgjidhjen paqësore të konflikteve”.

Pas kësaj ai është takuar me ish kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe gjeneralin kroat, Ivan Cermak. Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Kosova dhe Kroacia duhet ta thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, e me theks të veçantë në planin ekonomik.

Kroacia, thotë Limaj është shtet mik i Kosovës dhe këtë e ka dëshmuar në kohët më të vështira që ka kaluar Kosova.

“Kosova do t’u jetë përherë mirënjohëse shteteve mike të cilat po na mbështesin në sfidat e shtetndërtimit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.