17:02 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Liqeni i Komanit, vendi që do dëshironi ta vizitoni më shumë se një herë (Foto)

Ditët e javës por sidomos vikendet janë të parapara për t’u shfrytëzuar në vendet më të bukura qe dini.

Por është pikërisht Liqeni i Komanit që mund të ju ofrojë një pamje me të cilën do të mahniteni, që qetësia shpirtërore bëhet bashkë me të bukurën.

Një port i vogël në Fierzë të Bajram Currit, vetëm një orë larg qytetit të Gjakovës , shpejtë mund të shndërrohet në një portë hyrëse të një perle turistike të së ardhmes.

Liqeni i Komanit viteve të fundit ka një frekuentim të shtuar, duke tërhequr shumë vizitorë të cilët zgjedhin të kalojnë ditët në këtë vend fantastik.

Fillimisht ishte ndërtuar si liqe artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit por në vitin 2000 nisi të përdorej edhe për udhëtim, gjegjësit për një lidhje të Gjakovës dhe malësisë së saj me pjesën jugore të Shqipërisë.

Vizitorët e Liqenit të Komanit mbesin gjithnjë të mahnitur nga pamjet që ka, duke mos hezituar që vizitat e tyre të jenë më të shpeshta në mënyrë që bukuritë e këtij vendi të mos lihen anash./Indeksonline/