17:28 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Lirohet nga paraburgimi, Enver Sekiraqa!

Gjykata e Apelit ia ka ndërperë masën e paraburgimit të akuzuarit për pjesëmarrje në vrasjen e policit Trium Riza.

Sekiraqa është  liruar para një ore nga paraburgimi. Ai ishte dënuar me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes, raporton Insajderi.

Avokatja e Enver Sekiraqes, Kosovare Kelmendi, ka thënë se është njoftuar me telefon nga EULEX-i se klientit të tij Sekiraqes i është ndërruar masa e baraburgimit në arrest shtëpiak.

Klemendi  ka thënë se nuk e ka marr aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, mirëpo në bazë të praktikës kuptohet që lënda e Sekiraqes është Aktgjykimi kundër shkallës së parë është prishur dhe është kthyer në rigjykim.