15:12 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Liverpool ofron 45 milionë për Alisson

Skuadra e Liverpool ka kohë që vuan për një portier cilësor dhe është vënë në kërkim për një të tillë.

Emri që po qarkullon është i Alisson Becker. Me shitjen e Coutinho te Barcelona, Liverpool do të ketë një buxhet shumë optimal për të bërë një tjetër goditje në merkato siç beri me Salah dhe Van Dijk.

The Reds ofrojnë 45 milioë euro për të bindur Monchin per t’i marrë portierin brazilian Romës.

Jurgen Kloop është impresionuar nga performancat e Alisson dhe kërkon ta transferoj që në janar.

Alisson kërkohet poashtu nga Barcelona dhe PSG. Ai është 25-vjeçar, ndërsa poashtu është portier i parë në kombëtaren e Brazilit.  /IndeksOnline/