19:11 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lladrovci me urim të veçantë për Besarta Jasharin: Dëshmi e gjallë se si u bë historia

Besarta Jashari ka festuar dje ditëlindjen. Urime nga më të ndryshmet Besarta mori nga shumë familjarë e miq të saj.

Por është pikërisht i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari që uroj motrën e tij me fjalët më të mirë, duke i treguar se sa e vlefshme është për të.

Sigurisht Besarta është emër i veçantë për të gjithë kosovarët, si një ndër të paktët persona që shpëtuan nga serbët përgjatë luftës në Drenicë.

Por është pikërisht i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili sot ka shkruar një urim të veçantë për të, duke theksuar se Besarta është dëshmi e gjallë e si u bë historia, transmeton Indeksonline.

Urimi i Lladrovcit:

Sot, Besartë, ti ke ditëlindjen. Gëzimit Tuaj në Familjen e madhe, dua t’i bashkohem me urimet më të sinqerta për lumturinë Tënde, me të gjithë të dashurit Tuaj.

Besartë, ti je dëshmi e gjallë se si u bë historia. Kjo histori do të ndryshoj kombin, vendin dhe jetën tonë përgjithmonë. Ti e njohe dhe pave e para dhimbjen e kalimit nga robëria në liri. Andaj, sot, nga zemra dua të uroj për jetë të gjatë e të lumtur me kujtimet më të çmuara dhe më krenare për të gjithë neve.

Gjithsesi, gëzimit Tuaj, i bashkohet secili që ka dëgjuar dhe mësuar për historinë e rrëfimit tënd, për burimin e lirisë tonë!

Të paçim me jetë të gjatë dhe të lumtur!

Ramizi