11:13 / E Premte, 26 Prill 2024 / S Z

Kim Kardashian-i pritet nga Kamala Harris-i në Shtëpinë e Bardhë

Kim Kardashian-i është pritur nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar për reformën e drejtësisë penale.

Takimi u bë një ditë pasi Bideni fali 11 persona dhe ua zbuti dënimet pesë të tjerëve që ishin dënuar për vepra jo të dhunshme të drogës.

Harrisi falënderoi Kardashianin, e cila vizitoi Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë administratës së Trumpit për të nxitur reformën e drejtësisë penale.

“Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar dhe për të përhapur fjalën”, tha Kardashiani, e cila shtoi se ishte “shumë e emocionuar”.