16:45 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jashari drekon me Veselin dhe Lushtakun: Vetëm të bashkuar tejkalojmë interesat e mundshme afatshkurta

Ditë më parë kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bëri të ditur mundësinë e krijimit të një partie.

Jashari i i cili në krye të komunës erdhi si i pavarur, nuk ka mohuar bashkëpunimin e mirë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Madje ai sot ka drekuar në një tavolinë të përbashkët me të parin e PDK-së, Kadri Veseli si dhe ish-kryetarin e Skenderajt nga kjo parti, Sami Lushtaku, transmeton Indeksonline.

Përpos kësaj, Jashari ka thënë se si kryetar i Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari , do të jetë gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim.

Tutje Jashari ka shtuar se vetëm të bashkuar mund të tejkalojnë interesat e mundshme afatshkurta, për të realizuar synimet si shtet dhe si komb.

Postimi i plotë:

Si kryetar i Komunës së Skenderajt, si anëtar i Familjes Jashari dhe si i pavarur që kam garuar në zgjedhjet e fundit, do të të jem gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim.

Vetëm të bashkuar, ku tejkalojmë intersat e mundshme afatshkurta, mund të ecim përpara drejt realizimit të synimeve tona si shtet dhe si komb.

Kam deklaruar gatishmëri të bashkëpunoj me çdo njeri e secilën parti politike, gjë që i vlerësoj të gjithë për mbështetjen që kanë ofruar për të zhvilluar komunën tonë, dhe kështu i pavarur do të vazhdoj të jem në shërbim të të gjithëve që ia duan të mirën Skenderajt tonë.