17:08 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Lucky, qeni që futi në burg dy shqiptarët në Gjermani

​Mediat shkruajnë për një qen të forcave policore në gjermani, që është kthyer në simbol në luftën kundër trafikut të drogës. Ato i referohen dy rasteve të fundit, ku në vendin e quajtur Montabaur qeni Lucky kontrolloi disa makina që vinin nga Holanda dhe arriti të gjejë më shumë se pesë kilogramë heroinë, kokainë, një pistoletë dhe municione.

Qeni i forcave policore në gjermani i solli shumë fat të keq dy shqiptarëve, pasi që nga kontrolla e këtij qeni në veturën e tyre kapi drogën që po bartnin dhe i futi ata në burg

Rasti i parë: Është kapur një portugez 48 vjeçar. Lucky hipi në veturë dhe gjeti menjëherë drogën.

Rasti i dytë: Një veturë tjetër e ardhur nga Holanda, e drejtuar nga dy shqiptarë, 20 dhe 25 vjeç, qeni policor arriti të gjejë pistoletë dhe dhjetë fishekë. Mes tjerash edhe 200 gram kokainë.

Temat: