07:28 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Mbahet konferenca kombëtare “Java e Shkencës 2018”

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), sot organizon konferencën kombëtare vjetore të shkencës “Java e Shkencës 2018”.

Fjalën e hapjes do ta mbajë Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ndërsa me një fjalë rasti, të pranishmit do t’i përshëndesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj .

Gjatë kësaj konference do të pasqyrohen të arriturat e Kosovës dhe të rajonit në fushën e shkencës për periudhën njëvjeçare, ndërsa qëllimi i organizmit të saj është shkëmbimi i përvojave të Kosovës me vendet e rajonit në fushën e hulumtimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit social e ekonomik.