16:16 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Memli Krasniqi: Do të ftojmë takim të ngjashëm si LDK-ja

Memli Krasniqi nga PDK-ja duke folur për tryezën e thirrur nga LDK-ja ka thënë se ajo çka ka dalë si konkluzion nga ky takim është që tryezat e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Kemi trajtuar një gamë të çështjeve të cilat pajtohemi që duhet të kenë një gjithëpërfshirje, konsensus të partive politike në mënyrë që t’i kalojmë në një mënyrë më të shpejtë dhe të lehtë, veçanërisht temat si themelimi i ushtrisë, dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe por edhe procesi i reformës së përgjithshme në kuadër të integrimit evropian si dhe reformës zgjedhore”.

“Ne do të ftojmë një takim tjetër shumë shpejt, ku do të kemi një format, nëse jo krejtësisht të njejtë, të ngjashëm për të dalë një hap tutje – për të parë se a ka përtej diskutimeve dhe shpërfaqjes së qëndrimeve a ka vërtetë gatishmëri që të ecim përpara për temat që janë të rëndësisë nacionale”.

“Nuk është e mjaftueshme që të mblidhemi, të diskutojmë, është mirë për një takim të parë por do të shohim nga takimet e ardhshme a kemi qëllimin të arrijmë diçka konsesuale mes pozitës dhe opozitës për të çuar propcest përpara”.

“PDK edhe në të kaluarën, edhe kur ka qenë opozitë para shumë vitesh, gjithmonë i ka dhënë prioritet konsensusit dhe gjithëpërfshirjes”.