75 Mall Live Search
22:14 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nënkryetari i PDK-së tregon arsyen pse LDK i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës i cili ditë më parë se do të bashkëpunojnë qoftë edhe me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Krasniqi ka thënë se nuk është kurrfarë çudie nëse LDK do të bashkëpunonte me Listën Serbe, për një qëllim të tillë, pra, rrëzimin e qeverisë.

Por sipas tij LDK nuk guxon as të mendoj për zgjedhje në mënyrë serioze.

“LDK-ja as nuk guxon me mëndu për zgjedhje seriozisht. LDK sikur ta kishte seriozisht punën e zgjedhjeve, ata, kanë mundur deri tash me iniciu mocionin e mosbesimit, por, kjo është veç demagogji retorike, ditore për me u mundu me mbajte elektoratin e tyre gjallë”, ka deklaruar ai.

Në një pjesë të intervistës Memli Krasniqi iu drejtohet partisë së Mustafës me; “Urdhëroni, filloni mocionin e mos besimit nëse e keni perime”.

Sipas tij Lidhja Demokratike ka probleme të brendshme andaj edhe i frikësohet zgjedhjeve në këtë kohë.

“E vërteta është dikund tjetër LDK frikësohet prej zgjedhjeve më shumë se prej çka do tjetër sepse LDK ka problemet e tyre të brendshme të cilat unë nuk dua t’i komentojë, por, që i dimë të gjithë.


Zgjedhjet e parakohshme vetëm sa do ta komplikonin situatën për të gjithë”, ka thënë Krasniqi në intervistën për Insajderin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas një takimi që ka mbajtur me kryesinë e partisë si dhe me kryetarët e degëve të partisë ka thënë se do t’i pranonte votat e Listës Serbe, të cilët tashmë kanë shprehur vullnetin për ta rrëzuar Qeverinë.

“Po ne po vërejmë që po flitet shumë për këtë iniciativë ne kemi marrë iniciativën si LDK për mocion ne po ashtu të gjithë e dimë se pse jemi këtu se qeveria që unë kam drejtuar është rrëzuar me Listën Serbe me votat e tyre, sepse si duket Kadri Veseli ka tentuar të bëjë një vllaznim bashkim me ta”, kishte thënë Mustafa ditë më parë.

Mustafa ka thënë se mirëpresin të gjithë si opozitë e pozitë që të t’i përkrahin për rrëzimin e kësaj qeverie që tashmë nuk është as qeveri as me letra e as me numra.