75 Mall Live Search
18:12 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Falsifikimi i nënshkrimeve mund të jetë edhe shkelje e Nenit 70-të të Kushtetutës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit lidhur me falsifikimin e nënshkrimeve të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për seancën e jashtëzakonshme.

Krasniqi ka thënë se tashmë zyrtarisht është bërë e ditur se nënshkrimet e deputetit Ilir Deda dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila janë falsifikuar, duke shtuar se kjo mund të quhet edhe shkelje e Nenit të 70-të nga Kushtetuta e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Ju e dini se sot është hera e dytë që patëm mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, herën e parë ne miratuam kërkesën apo konstatuam kërkesën për seancë të jashtëzakonshme e thirru nga  paritë opozitare për në ora 16:00 dhe në mbledhje në fakt isha edhe unë edhe kolegu z.Isufi që patëm disa pyetje për sqarim sa i përket vërtetësie s ë nënshkrimeve të deputetëve që kanë propozuar seancë.Në atë mbledhje nga na e propozuesit që ishte në këtë rast, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pati vetëm heshtje.Në ndërkohë ju e  patë edhe zyrtarisht që dy deputetë të Alternativës, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila në mënyrë zyrtare njoftuan Kuvendin  se nënshkrimet e tyre janë përfshirë në kërkesë në mënyrë të paautorizuar, pa miratimin dhe nënshkrimin e tyre dhe pa vullnetin e tyre”, ka thënë Krasniqi, shkruan Indeksonline.

Tutje deputeti Krasniqi ka shtuar se tashmë u vunë në një situatë ku Kryesia u desh të mblidhej për së dyti dhe që të ballafaqohen me një manipulim të tillë që njollosë edhe kërkesën për seancë.

“Rrjedhimisht jemi në situatë kur u dashtë të mblidhet edhe një herë Kryesia për të qartësuar këtë çështje.Është rast i paprecedent dhe është hera e parë që Kryesia e Kuvendit ballafaqohet me një manipulim të tillë i cili padyshim që e njollosë fillimisht këtë kërkesë meqenëse ajo tashmë është kontenstuar, propozimi i gjithë neve ishte që  kolegët nga opozita të mbledhin edhe një herë nënshkrimet dhe nëse mbesin keq për nënshkrime pasi realisht nuk mund t’i bëjnë 40 , mund t’u ndihmojmë për të mbajtur seancën sonte, por procesi apo procedura të cilën e kanë ndjekë është procedurë e lënduar, e kontestuar pasi kemi deklarim zyrtar të dy deputetëve të cilët thanë se nuk dinë për këtë kërkesë. Është çështje shumë problematike për faktin se këto nënshkrime janë mbledhur kush e di kur dhe sot pa dijeninë e deputetëve përdoren për çështje të caktuar. Kjo edhe mund të jetë shkelje e Nenit 70, të Kushtetutës së Kosovës, që flet për mandatin e lirë të deputetet që nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë trusnie apo presioni”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu ka thënë se në rast se deputetët e opozitës nuk arrijnë të mbledhin nënshkrimet, më  e udhës do të ishte që të kërkonin nga ta dhe ndoshta do t’ua jepnin nënshkrimet që i duhen.

“Sepse nëse përdoren nënshkrimet apo mandatet e deputetëve pa dijeninë  e tyre për të thirrur seanca, mendoj se kjo është shumë para se gjithashtu është anti-demokratike. Ne nuk kemi asgjë kundër seancës, pavarësisht se subjekti i kësaj është i pasaktë ende nuk ka një vendim final për çështjen e liberalizimit të vizave, aty thuhet se s’ka ndoshta këta dinë diçka më shumë se ne apo BE-ja, që nuk tha fjalën e fundit, por sido që të jetë është e udhës që ata të mbledhin nënshkrimet, pasi ka seancë të thirrur në mënyrë të rregullt. Nëse arrijnë me i mbledhë e mbajmë seancën, e nëse nuk kanë nënshkrime iu ndihmojmë dhe mbajmë seancën”, ka përfunduar Memli Krasniqi./Indeksonline/