07:59 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mësoni se cilat ushqime fshehin yndyrat e shëndetshme

Kur jemi në dietë, zakonisht tentojmë t’i shmangemi yndyrës dhe kjo nuk është gjë e mirë Me rëndësi është njohja e yndyrave të shëndetshme.

Ato që janë të pashëndetshme ngritin nivelin e kolesterinës së keqe dhe rrezikut nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare, derisa yndyrat e shëndetshme e bëjnë të kundërtën.

Këto janë ushqimet që fshehin yndyrat e shëndetshme:

Peshku

Rekomandohet konsumimi i peshkut dy herë në javë.

Avokado

Avokado mund të përdoret në disa mënyra. Përgatiteni me sallatë ose në senduiç. Ka efekte pozitive për zemër dhe zbut simptomat e osteoartritit. Gjysma e një avokadoje mesatare është prej 115 deri 160 kalori.

Farat

Farat e kungujve, lulediellit përmbajnë yndyra që ulin kolesterinën e dobët.

Arrat

Konsumoni në ditë deri 14 arra, 24 badem, 35 kikirikë dhe 15 lajthi.

Vaji i ullirit

Mund ta përdorni në kuzhinë dhe për përgatitjen e sallatave të shijshme. Edhe pse hyn në mesin e ushqimeve të shëndetshme, duhet pasur kujdes për sasinë e përdorur, pasi megjithatë bëhet fjalë për vaj.

Perimet

Perimet e gjelbra si spinaqi kanë yndyra acidike omega-3. Pasi trupi në mënyrë të pavarur nuk mund të prodhojë këtë lloj yndyre, duhet ta konsumojmë përmes rrugës së ushqimit.

Vezët

Një ve përmban më pak se 5 gramë yndyrë të shëndetshme. Po ashtu janë të pasura me omega-3.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/mesoni-se-cilat-ushqime-fshehin-yndyrat-e-shendetshme/
© RTV21.tv