11:19 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Met Elshani tregon se pse u larguan Mozzik e Getinjo nga On Records

Menaxheri i “Onrecords”, Met Elshani ka reaguar keq pas largimit të Mozzikut dhe Getinjot nga kjo kompani.

I kontaktuar nga Indeksonline, ai ka deklaroi se vendimi për largim ka qenë i njëanshëm, ndonëse tha se  kompania posedon kontratën dhe me reperët do të takohen në gjyq.

“Arsye nuk ka, largimi ka qene i njëanshëm, ne e kemi një super kontratë me ata të noterizuar me të cilën do të përballen ata dhe do ta ndjenjë fuqinë e ligjit. Definitivisht, artistët që veprojnë në këtë mënyrë vetëm për interesat e tyre do ta kuptojnë që nuk bëhet hajgare me njerëz që investojnë me qindra e mijëra euro për ta dhe pastaj kur të bëhen të famshëm, bëjnë ca lek dhe pastaj të largohen” tha për Indeksonline Elshani.

Elshani shtoi se as vet reperët nuk janë të vetëdijshëm për përmbajtjen e kontratës dhe të gjitha detyrimeve ligjore që përmban ajo kontratë.

“Do të përballen me gjyq me një super kontratë që e kemi të nënshkruar me ta ndoshta edhe ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë përmban ajo kontratë ne i kemi të gjitha të drejtat për ata, shfrytëzimi i imazhit për këta dy persona është e pamundshme që mund të shfrytëzoj dikush tjetër” shtoi Elshani.

Ndryshe, i pyetur për fshirjen e videove në kanalin “Youtube” ai tha se OnRecords nuk të bëjë cfarë të dojë me gjërat që janë nën pronësinë e saj.

“Unë muj me thanë që çdo projekt është financuar nga 0 deri 100% nga ana e kompanisë dhe komplet janë pronë e ONRECORDS, ata persona nuk kanë investuar në karrierën e tyre asnjë cent të vetëm edhe cdo gjë që ka të bëjë me “On Records” është pronë e “On Records”. Ajo mund të bëjnë çka të dojë me pronësinë e saj çka ka” përfundoi menaxheri Elshani./Indeksonline/

Related image