09:24 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Milani bën transferimin e parë pas dënimit (Foto)

Milani dje mori lajmin e dënimit nga UEFA për ndalim një vjeçar nga garat evropiane.

Rosonerët mund të apelojnë në CAS dhe ky dënim të zbritet ose të anulohet, shkruan indeksonline.

Megjithatë, Milan është aktivizuar në merkato menjëherë pas vendimit nga UEFA.

Ata kanë arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Barcelonës, Alen Halilovic.

Ai ka arritur në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe pasdite pritet të nënshkruaj kontartën. /IndeksOnline/