12:09 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministria e Arsimit bën me dije kur fillon mësimi në Kosovë

Ministria Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se mësimi për gjysëmvjetorin e dytë do të fillojë më 15 janar, ditën e hënë.

Ky është njoftimi i plotë i MAShT:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon sipas kalendarit shkollor të hënën (15 janar 2018).

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ua uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysëmvjetorit të dytë dhe uron që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxnënie.

/Indeksonline/

Temat: