22:20 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Momenti i tmerrit, dalin pamjet e sulmit terrorist brenda trenit, shtatorin e kaluar në Londër (Video)

​Viktimat e përshkruan “topin” e zjarrtë duke u përhapur përmes vagonit, duke shkrirë rroba, duke djegur flokët dhe duke shkaktuar djegie të tmerrshme.

Rreth 93 pasagjerë u detyruan të mbuloheshin dhe të mundoheshin për të dalë nga treni i vijës së qarkut, pasi flakët e ngulfatën trenin e tyre gjatë orëve të pikut më 15 shtator të vitit të kaluar.

Ahmed Hassan, 18 vjeç, kishte lënë bombën që përmbante 400g eksplozivë dhe copa metali në dysheme, pasi ai vetë kishte dalë një stacion më parë.

Ai u ul në bankën e të akuzuarve me kokën e tij të përkulur ndërsa pasagjerët dhanë dëshmitë e tyre të shpërthimit të tmerrshëm dhe pasojat e saj.

Pamjet e CCTV treguan një turmë njerëzish duke qëndruar në tren, duke lënë çanta dhe qeset e tyre në dysheme,  ku njëra prej tyre rezultojë të kishte 400g eksploziv. Momente më parë, pasagjerët ishin duke udhëtuar në trenin Edgware Road-bound, duke pirë gota të kafesë të pa pavetëdijshëm për rrezikun që kishin nën këmbët e tyre. /Indeksonline/

Për të parë videon kliko Këtu