14:49 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mourinho e ka humbur besimin e tifozëve – kjo është arsyeja

Manchester Unitedi duket se është përçarë dhe paraqitja ndaj Brightonit mund të jetë arsye shtesë.

Ky është verdikti brutal i analistit të BBC Sport, Chris Sutton.

Manchester Unitedi u mposhtë turpshëm nga Brightoni si mysafir me rezultat, 2-3, transmeton IndeksOnline.

Dhe Sutton thotë se është i shokuar me këtë situatë si dhe ai mendon që lojtarët kanë ndaluar së luajturi për trajnerin e tyre.

”Këto janë lëshime të mëdha. Nuk duket se lojtarët janë të kënaqur me trajnerin. Ata vetëm si emër janë Manchester United”.

”Gjëja më e vështirë është se edhe tifozët janë të ngopur nga kjo gjendje”, tha Sutton për BBC Radio 5 Live./IndeksOnline/