17:00 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Mourinho konfirmon largimin e një ylli në fund të sezonit nga Man United

Jose Mourinho e ka konfirmuar largimin e Zlatan Ibrahimovic në fund të sezonit nga Manchester United.

Në konferencën e sotme, trajneri portugez tha se të gjithë janë në dijeni se ky është sezoni i fundit i Ibrës te United.

“Ai e ka fituar të drejtën të zgjedhë për të ardhmen e tij. Por, ne të gjithë e dimë tani se ky është sezoni i fundit për të te skuadra jonë. Vendimi i tij është personal, por ne nuk dyshojmë në atë. Ka qenë kohë e vështirë këtë edicioni për ta. Ai është duke punuar shumë për tu kthyer, por të jemi të sinqertë është e vështirë për të gjetur formën që kishte” ka thënë Mourinho./Indeksonline/