23:00 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E kishin të sigurt kualifikimin, “gjigantët” e Evropës e prishin “hijeshinë” e Championsit

Juventusi ka pësuar vetëm humbjen e dytë këtë sezon në të gjitha garat.
Pas Manchester United, Zonjën e Vjetër e ka mposhtur edhe Young Boys me rezultat 2-1.

Zviceranet ishin në epërsi të dyfishtë pas golave të Hoarau në minutën e 30-të dhe 68-të, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm për Juven e shënoi Paolo Dybala në minutën e 80-të.

Në ndeshjen tjetër, Valencia ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-1.

Spanjollët kaluan në epërsi me golin e Soler në minutën e 17-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Jones në minutën e 47-të në portën e tij.

Golin për Manchester United e shënoi Marcus Rashford në minutën e 87-të të ndeshjes.

Juventus e përfundon garën në pozitën e parë me 12 pikë, e ndjekur nga Manchesteri me 10 pikë. Valencia shkon në Europa League me tetë pikë ndërsa Young Boys me 4 pikë përshendeten nga garat evropiane. /IndeksOnline/