11:38 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mourinho tregon se a do ta blejë Ronaldon dhe Messin

Manchester United ka qenë shumë aktiv në merkaton e dimrit. Në sesionin e janarit, “Djajtë e Kuq” siguruan shërbimet e Alexis Sanchez nga Arsenal-i (shkëmbim me Mkhitaryan) një tjetër lojtar për sektorin e sulmit. Por kjo dritare e merkatos u shoqërua gjithashtu edhe nga zërat për një dëshirë të Cristiano Ronaldo-s për t’u rikthyer në “Old Trafford”.

Por trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ka dhënë fund spekulimeve për rikthimin e yllit të Real Madrid-it në Angli. “Rashford po përjeton një eksperiencë mbresëlënëse në të gjitha aspektet dhe e pret një e ardhme e  jashtëzakonshme. Ku mund ta gjejmë kombinimin më të mirë të lojtarëve? Ne nuk mund të blejmë Messi-n, nuk mund të blejmë Ronaldo-n, ata janë lojtarët më të mirë të dekadës. Ku mund të gjejmë lojtarë më të mirë se Mata, Martial, Lingard, Rashford, Alexis apo Lukaku?”, u shpreh “Special One” në konferencën e shtypit pas humbjes 2-0 në “Wembley” me Tottenham-in në javën e 25-të të Premier League-s.