16:33 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Naser Berisha rikthehet së shpejti me ‘Paradox’

Këngëtari i hiteve ‘Do të doja’, ‘Bjondina ime’, ‘A më kujton’, Naser Berisha po rikthehet me një këngë të re.

Këngëtari nuk ka sjellë këngë që i kushtohen dashurisë, por kënga e re do të ketë tematikë poashtu të ndjerë nga realiteti, atë sociale, shkruan Indeksonline.

Kënga dhe videoklipi ‘Paradox’ do të publikohet së shpejti, ndërsa Berisha tregon më tepër rreth këtij projekti.

‘Të kthehemi në botën tonë reale, me një këngë me temë sociale, me një tekst të thellë dhe me një mesazh, sa artistik, aq edhe domethënës. Mesazhi i këngës është realiteti që e perjetojmë çdo ditë, por nuk e ndjejmë dot, e edhe në rastet kur e ndjejmë, nuk e themi dot”, ka thënë Berisha.

Ne rolin e një fëmiu në këtë videoklip paraqitet për herë të parë djali i këngëtarit, Beni.

Për Indeksonline, këngëtari me zë të thellë prej rokeri, por me balada të paharruara, Naser Berisha, tregon se një të tillë do ta sjellë pas këngës ‘Paradox’.

“Kënga e llojit ‘Do të doja’ do të vijë pas kësaj të fundit ‘Paradox’, po punoj edhe për projekte të tjera. Ato mbeten akoma të pëlqyera te publiku dhe do të vazhdojë të punoj për balada të mira, normalisht disa janë të papërsëritshme, por nuk do të thotë se duhet ndalur. Një e tillë mendohet të vijë në fundvit”, ka thënë Naser Berisha. /Indeksonline/.