08:46 / E Enjte, 12 Tetor 2017 / indeksADMonline

Në Kryeministri do të ketë zyrë për prodhuesit vendor

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me kryetarin me Klubin e Prodhuesve, Astrit Shabanin, ka nënshkruar memorandumin për hapjen e zyrës së prodhuesve vendor në kuadër të kryeministrisë.

Zyra e cila do të jetë në kuadër të zyrës së kryeministrit do të nxjerr rekomandime dhe të hartoj politika për fuqizimin e prodhimet vendor. Zyra do të jetë e financuar nga prodhuesit dhe për të nuk do të  shpenzohen mjete nga buxheti i shtetit.

“Po jemi për ta mirëpritur kontributin e atyre që e përkrahin palsimin e prodhimit vendor. Kam bë edhe një hap përpara. Ju keni kërkuar një zyrë prodhuese në kryeministri. Qeveria e vendit i ka akredituar si pjesë të kryeministrisë një pjesë të eksperteve të prodhuesve dhe janë pa kosto financiare për publikun.  Ndërsa jo vetëm kaq, këta e ndihmojnë publikun pasi kjo zyrë nxjerr propozime për rritjen e pozitës së prodhuesve”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se prodhimet vendore meritojnë vend të respektuar në plasimin e tyre në treg. Ai shtoi se ato duhet të trajtohen të barabartë me prodhimet tjera nëpër superparkete në vend.

“E di që jemi nën presion sepse prodhimi vjen një periudhë të caktuar kohore. E dimë se jemi keq, Kosova importon aq shumë, pra jemi të interesuar që në proces e sipër të jemi më ju”, ju është drejtuar ai prodhuesve vendorë. Sa i përket plasusëve apo rrjeteve të supermarketeve, në gjithë botën ka rregulla jo të shkruara, por ka marrëdhënie që vlejnë. Fuqinë blerëse nuk e krijojmë duke rritur shkëmbimet e brendshme”, tha ai.