15:09 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Në Serbi frikësohen se dialogu në Bruksel përfundon me njohje të Kosovës

Në Serbi është iniciuar një apel që kërkon ri-integrimin e Kosovës në sistemin kushtetues të Serbisë, shkruan Tanjug, njofton Klan Kosova.

Iniciuesit e këtij apeli kanë kërkuar me një deklarim për media të dinë se “pse po zhvillohet një dialog i brendshëm mbi Kosovën nëse rezultati i dialogut, siç vlerësojnë ata, është ‘një njohje faktike e pavarësisë së Kosovës’”.

Ata duan të dinë përse askush nga organet shtetërore të Serbisë nuk po thotë se Kosova nuk do të marr kurrë një karrige në Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu nuk po deklarohet se Kosova do të integrohet përsëri në sistemin Kushtetues të Republikës së Kosovës.