11:19 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nëna propozon zgjidhje për ju që fëmijët mos të bëjnë rrëmujë në banjo (Video)

Të gjithë prindërit brengosen nëse e dinë se fëmijët e tyre kanë hyrë në banjo.

Madje shumë prej tyre kërkojnë edhe zgjidhje që të ndalojnë rrëmujën që mund të bëjnë fëmijët e tyre.

Shishe të ‘shamponëve’ të zbrazura në dysheme, buzëkuq në pasqyrë, rrotullim i tërësishëm i letrës higjienike, janë vetëm disa prej sherreve që bëhen nga ta.

Fatmirësisht, një nënë ka ndarë disa truke të thjeshta për të shmangur këtë, transmeton Indeksonline.

Kimberley Bosley ka dy djem të vegjën, Madden dy vjeç dhe Hudson një vjeçar. Të dy duan të hyjnë në banjo dhe të bëjnë rrëmujë. Ajo ka vendosur që përmes kapëseve të flokëve të bllokojë dollapët duke nxjerrë kështu një prej formave të sigurta që fëmijët mos të bëjnë rrëmujë në banjo./Indesonline/