“Nëndetësja e Verdhë” , e fundos Real Madridin në Bernabeo [Video]
Real Madridi është mposhtur nga Villareal me rezultat 0-1, në ‘Santiago Bernabeo’ .
“Fajet” për humbjen e Real Madrid padyshim mund t’i atribohen portierit të Villareal, i cili duket që kishte natën e tij.
Skuadra e Zidane tentoi mjaft shumë të gjente golin, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Ronaldo kishte disa raste të mira shënimi për gol, por dy iu mohuan nga portieri Asenjo, ndërsa njëren dështoi ta dërgonte në rrjetë.
Në minutën e 88′ Villareal i dha goditjen fatale Realit, duke shënuar gol. Për 3 pikë të “Nëndetëses së Verdhë” u përkujdes Fornals. /IndeksOnline/