07:05 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nënshkruhet grant marrëveshja për krijimin e vendeve të reja të punës në Bujqësi

Ministri i Financave do nënshkruajë sot marrëveshjen grant për krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e Bujqësisë.

Kjo marrëveshje e cila do nënshkruhet mes ministrit Hamza dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt përfshine edhe Fondin për Garantimin e Kredive III.

Marrëveshja “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” do nënshkruhet në Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë në orën 10:30./Indeksonline/