14:44 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Nesër publikohet ujdia për termocentralin “Kosova e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka nesër do të mbajë konferencë për media, me ç’rast do të publikohen kontratat komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori Contour Global  për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Ujdia  me kompaninë amerikane “Contour Global”e arritur më 20 dhjetor të vitit të shkuar kap vlerën e mbi 1 miliard eurove dhe konsiderohet si projekti më i madh në historinë e Kosovës.

“Kosova e Re” parashikohet të vihet në punë në vitin 2023, ndërsa Qeveria e Kosovës do ta marrë në pronësi impiantin pas një periudhe 20 vjeçare dhe pa asnjë kosto.

 

Temat: