18:22 / E Enjte, 15 Nëntor 2018

Haradinaj: Termocentrali “Kosova e Re”, instrument që siguron perspektivë të re zhvillimore

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit.

Haradinaj ka thënë se me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë:

Termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit. Me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë. Në kuadër të takimit, u njoftova për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re” dhe mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë.

RH