08:41 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Neville kritikon ashpër Mourinhon

Gary Neville nuk është i kënaqur me paraqitjet e Manchester Unitedit kur luan në udhëtim me skuadra të mëdha

Legjenda angleze, Gary Neville ka thënë se Manchester United duhet të ndryshojë, nëse dëshiron të fitojë titullin e Premierligës.

Neville insiston se Unitedi duhet të sulmojë më shumë dhe të shënojë gola.

“Duhet ndryshim. Nëse dëshironi të fitoni Premierligën, atëherë ata duhet të luajnë më mirë kur luajnë në udhëtim ndaj skuadrave të mëdha”, tha Neville për Sky Sports.

“Unitedi mbrohet dhe ka portier të mirë. Por, ju duhet të sulmoni dhe të shënoni gola kur luani në udhëtim”, u shpreh ai në fund.

United dje barazoi 0:0 me Liverpoolin në udhëtim, ku gjatë tërë kohës vetëm u mbrojt dhe pothuajse nuk e rrezikoi fare portën e Simon Mignolet. /Express