Zyrtare: Eintracht-i blen kartonin e plotë të sulmuesit të PSG-së
Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, ka bërë lëvizje para fillimit të afat kalimtar të verës.
Frankfurt, ka transferuar sulmuesin francez Hugo Ekitike, i cili ishte në huazim te “Shqiponjat” nga Paris Saint-Germian, shkruan Indeksonline
Sulmuesi francez, fillimisht iu bashkua Frankfurtit në formë huazim në janar të këtij viti ku ka bërë 10 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.
Transferimi i 21-vjeçarit klubit nga Bundesliga pritet t’i kushtojë plotë 15 milionë euro.
Ekitike, shihej si e ardhmja e klubit parisien që kur iu bashkua në vitin 2022, por konkurrenca e madhe në pozitën e tij bëri që ai të largohej./IndeksOnline/