09:27 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ngrohtësi në çdo hap me laminat Vinyl

Ju ka ndodhur që të shqetësoheni për shëndetin e fëmijës tuaj apo të familjarëve për shkak të dyshemesë së ftohtë gjatë ditëve të ftohta të dimrit? Po kur shtëpia juaj është mbushur me fëmijë të vegjël për ndonjë festë, e cila vazhdimisht ju ka mbajtur në ters duke u frikësuar se ndonjëri prej tyre, në çdo moment, mund t’a dëmtoj laminatin duke lëshuar nga pakujdesia ndonjë gotë të mbushur me ujë apo lëngje në dysheme? Nuk keni më nevojë të brengoseni, sepse ALTINI-F ka sjellur zgjidhje ekskluzive, Laminat plastik Vinyl, për përdorim të brendshëm nga “JOKA Designböden”, e cila ju ofron komoditet, ngrohtësi, siguri dhe mbi të gjitha kualitet të cilësisë së lartë. Kompania ALTINI-F është kompania e vetme në Kosovë si përfaqësues zyrtar i “JOKA Designböden”, e cila njihet botërisht për prodhimin e parketit dhe laminatit kualitativ.

Dizajni, pigmentet e fortësia e laminatit i japin laminatit plastik Vinyl ekskluzivitetin e të qenurit i përzgjedhur për mijëra familje evropiane në tregun ndërkombëtarë, duke u zgjeruar tashmë edhe në tregun vendor. Në anën tjetër, rezistenca ndaj ujit, ndaj zjarrit, ndaj gërvishtjeve, montimi i lehtë, ngrohtësia më e lartë se druri deri në 6.5 herë dhe pastrimi i lehtë vetëm me ujë, laminatin plastik Vinyl e bëjnë të jetë i veçuar, i përzgjedhur dhe i përshtatshëm për çdo familje, e cila dëshiron të ketë rehati në shtëpi. Karakteristik e rëndësishme e këtij laminati është fakti se i njëjti nuk lejon të krijohen tinguj përgjatë ecjes, që për shumëkë paraqet problem serioz.

Skeni pse të brengoseni më kur të vie koha për t’a shtruar dyshemen në shtëpinë tuaj të re, duke menduar vazhdimisht se si do ia bëj që mos të ketë ndërpreje të laminatit në hyrje të dhomave, nga frika se pastaj do të dëmtohet. Edhe për këtë fakt, prodhuesit nga kompania JOKA Designböden janë kujdesur që klientit t’i ofrojnë montim deri 120m2 pa ndarje, duke i dhënë pamje krejtësisht tjetër shtëpisë tuaj.

Për t’u bindur me cilësinë dhe karakteristikat e këtij laminati, ju ftojmë të na vizitoni në zyret tona në Pejë (përball stacionit të autobusëve në rrugën “Shtjefan Gjeqovi” nr.2). Tel: +383 44 858 477, +383 44 146 485. / Fingermarket.com

Për më shumë, kliko në linkun:

https://www.fingermarket.com/company/3a1845da-f442-410a-655d-08d585cba8d9/home