12:54 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nis takimi i Haradinajt me Listën Serbe, diskutime për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me Listën Serbe.

Takimi po ndodhë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ndërsa arsyeja mbetet mundësia që deputetët e Listës Serbe të qëndrojnë në seancë për ta votuar demarkacionin.

Raportohet se në takim janë edhe liderë të tjerë të vendit të cilët po duan që përmed dialogut të bindin deputetët e Listës Serbe që ta shtyejnë përpara votimin e ligjit për demarkacionin./Indeksonline/