22:40 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas ndalimit në Merdarë, Petroviç siguri për familjen

Erdhi për të kërkuar siguri për familjen nga Policia e Kosovës.

Deputeti serb Sllobodan Petrovic u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj të martën në zyrën e këtij të fundit.

Petrovic e njoftoj Qalajn për telashet që i pati me shërbimin sekret serb, pasi e ndaluan në kufirin Kosovë-Serbi të shtunën.

Për këtë ky po kërkon mbështetje nga organet e rendit kosovar, pasi është i shqetësuar.

Megjithatë, Petrovic thotë se nuk ndihet i frikësuar, pasi për këtë do të përkujdeset Policia e Kosovës.

Familjen e Petrovic edhe në vitet në vitet 2013-2014 e kishin ruajtur Policia.

Ky i fundit kishte marrë kërcënime për shkak të qëndrimeve të tij politike.